PSD: Do të mbahen përgjegjës ata që kanë tejkaluar kompetencat e tyre komanduese në arrestimin e Molliqajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    PSD: Do të mbahen përgjegjës ata që kanë tejkaluar kompetencat e tyre komanduese në arrestimin e Molliqajt

    Insajderi
    01 February 2022 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj, i cili është edhe pjesë e mbrojtjes së Molliqajt ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e kreut të partisë, Dardan Molliqajt.

    “Gjatë arrestimit nuk janë treguar arsyet e arrestimit e as nuk është prezantuar fletarrestim. Fletarresti është lëshuar pasi është realizuar operacioni policor. Neve na është treguar vetëm një screnshot ku kemi vërejtur se është realizuar pas arrestimit”, thja ai, transmeton Telegrafi.

    Kukaj thotë se gjatë operacionit janë angazhuar rreth 60 zyrtarë policorë.

    “Aktvendimi nuk na është dhënë as neve si vendim i mbrojtjes për masën për paraburgosjen prej 48 orësh që është shkelje. Një masë e tillë mund t’iu shqiptohet personave që duhet të plotësohen, e këto kushte nuk janë plotësuar me Molliqajn. Ne e konsiderojmë këtë veprim si tejkalim i kompetencave nga prokurorja e rastit”.

    “Edhe ftesat nuk janë dorëzuar në bazë të procedurave penale”.

    Anëtari i Kryesisë së PSD-së thotë se Molliqaj ka qenë gjatë ditës në zyre dhe në qytet dhe nuk i është fshehur policisë.

    “Arrestimi i moliqajt pak para emisionit ka qenë i motivuar politikisht. Arrestimi ka ndodhur për shkak të fushtës linçuese pas protestës së mbajtur ditën e shtunë”.

    PSD kërkon lirimin e mënjëhershëm të kryetarit të saj.

    “Ne do të bëjmë çmos që t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kanë qenë pjesë e zinxhirit komandues brenda sistemit të drejtësisë. Pra do të kërkojmë ndihmë për të gjetur ata persona që kanë tejkaluar kompetencat e tyre komanduese dhe kanë vepruar kaq arbitrarisht me pushtetin e tyre dhe ndaj të njëjtëve do të veprojmë me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion, që janë përbrenda ligjit, në mënyrë që sjelljet e tyre të mos përsëriten ndaj askujt në Kosovës pasi cenohen të drejtat themelore të njeriut”, deklaroi Kukaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark