Caktohet ora e seancës së nesërme ndaj Dardan Molliqajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Caktohet ora e seancës së nesërme ndaj Dardan Molliqajt

    Insajderi
    02 February 2022 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj ka konfirmuar se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj do të paraqitet nesër para gjykatës në orën 14:30.

    Molliqaj në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se PSD do të ankohet në rast se ndaj Molliqajt caktohet masa e paraburgimit.

    “Nesër në orën 14:30 është caktuar seanca. Ne do ta vlerësojmë atë situatë dhe sigurisht që nëse ia caktojnë paraburgimin ne do të ankohemi. Tashmë kemi vendosur që gjithaq ata persona që ne i identifikojmë që kanë qenë të përfshirë në këtë abuzim të pushteti do t’i mbajmë llogaridhënës”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark