16 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë në spital pasi përdorën kokain të papastër në Argjentinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    16 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë në spital pasi përdorën kokain të papastër në Argjentinë

    Insajderi
    03 February 2022 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kokaina e përzier me substanca të tjera ka mbytur të paktën 16 persona dhe 50 të tjerë kanë përfunduar në spitale në rajonin e kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires, thonë autoritetet.

    Hetuesit besojnë se droga e paligjshme ka qenë e përzier me një lloj helmi ose me një substancë tjetër. Ministri rajonal i sigurisë u bëri thirrje të gjithë përdoruesve që kanë blerë kokainë në 24 orët e fundit që ta gjuajnë atë.

    Besohet se e tërë droga është blerë në të njëjtën zonë. Autoritetet deri më tash kanë arrestuar nëntë persona në lidhje me rastin, shkruan BBC.

    Hetuesit janë duke i pritur rezultatet e obduksionit për ta krahasuar drogën e konfiskuar gjatë bastisjeve me atë që e kanë përdorur viktimat.

    Sipas një raporti të vitit 2019 për konsumimin e drogës në dy Amerikat, Argjentina është shteti me shkallën e tretë më të lartë të konsumimit të kokainës për numër banorësh në këto kontinente, pas Shteteve të Bashkuara dhe Uruguajit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark