Kërcënoi se do vriste pronarin e hotelit, arrestohen 30-vjeçari dhe e dashura e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërcënoi se do vriste pronarin e hotelit, arrestohen 30-vjeçari dhe e dashura e tij

    Insajderi
    03 February 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 30-vjeçar i identifikuar si Ervin Selita është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Zeni Xhindin, pronarin e një hoteli në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në kryeqytet.

    Në pranga është vënë edhe E. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte të riun në momentin e ngjarjes ndërsa ajo do të hetohet për moskallëzim krimi.

    Burime bëjnë me dije se Selita është konfliktuar fillimisht me recepsionistin e hotelit pasi ai nuk e ka lejuar vajzën të futet në hotel pa i dhënë një kartë identiteti. Më pas në konflikt janë përfshirë edhe pronarët çka ka sjellë edhe përshkallëzimin në përdorimin e armëve të zjarrit

    Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim Erjon Mici, 26 vjeç dhe Xhuliano Selita, 23 vjeç të cilët kanë ndihmuar 30-vjeçarin për të fshehur armën me të cilën tentoi të vriste Xhindin.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark