Flet reperi që tentoi të vrasë pronarin e hotelit: Isha i dehur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet reperi që tentoi të vrasë pronarin e hotelit: Isha i dehur

    Insajderi
    03 February 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbardhet dëshmia e reperit Ervin Selita i njohur me emrin e artit Vinz i cili mesditën e djeshme tentoi të vrasë me armë zjarri pronarin e një hoteli në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ai ka deklaruar se ka qenë në gjendje të dehur dhe i pavetëdijshëm për veprimet që ka kryer.

    “Shkoja shpesh te ai hoteli dhe jam klient aty. Ata më njohin por nuk e di pse vajzës i kërkuan kartën. Nuk isha i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte sepse isha nën efektin e alkoolit”, ka deklaruar Selita.

    Sherri mes palëve nisi kur recepsionisti i kërkoi kartën e identitetit vajzës që shoqëronte Selitën. Ky i fundit kundërshtoi dhe në debat u përfshinë edhe pronarët. Në atë moment Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njërit prej tyre i identifikuar i Zeni Xhindi.

    Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia ka arrestuar Ervin Selitën dhe vajzën që ndodhej me të ndërsa janë shpallur në kërkim dy shokët e 30-vjeçarit që e ndihmuan për të fshehur armën.

    Ervin Selita është nga Burreli dhe prej vitesh jeton në Angli ku është pjesë e “Hellbanianz” në Londër. Disa prej anëtarëve të këtij grupi janë arrestuar për trafik droge. Vetë Selita është arrestuar dy vite më parë në Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark