Po përzihet LDK-ja, kërkohet zgjedhje të brendshme në disa degë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Po përzihet LDK-ja, kërkohet zgjedhje të brendshme në disa degë

    Insajderi
    03 February 2022 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e LDK-së ka vendosur që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në disa degë të kësaj partie.

    “Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së ka diskutuar për situatën e fundit politike në vend, si dhe për organizimin e brendshëm partiak. Në bazë të raportit të Komisionit për Vlerësimin e Gjendjes së Degëve, si dhe në përputhje me Platformën politike për Fuqizimin dhe Reformimin e LDK-së, Kryesia, me unanimitet të plotë, vendosi që t’i kërkojë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së shpalljen e zgjedhjeve në këto degë: Ferizaj, Obiliq, Shtime, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit, Gjakovë, Klinë, Prizren, Malishevë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    Poashtu në mbledhjen e kryesisë është kërkuar nga KP i LDK-së për shpalljen e zgjedhjeve edhe për Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

    “Në këtë mbledhje u vendos gjithashtu që Këshillit të Përgjithshëm t’i kërkohet që të shpallë zgjedhjet e rregullta të Forumit të Gruas të LDK-së dhe të Forumit të Rinisë të LDK-së që duhet të organizohen dhe të përfundojnë brenda qershorit të vitit 2022”, thuhet tutje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark