
Përmes një vendimi të dërguar në Gazeta Insajderi, përfaqësuesi i kompanive private të shërbimve funerale Blerim Nreci, ka njoftuar se më 7 shkurt 2022, do të organizohen protesta kundër shfuqizimit të marrëveshjes së arritur ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Bashkësisë Islame në Prishtinë, për kryerjen e shërbimeve funerale.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur në protstë opinion publik do të njoftohet edhe për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalimin e kryerjes së shërbimeve funerale në Komunën e Prishtinës nga ana e Bashkësisë Islame të Prishtinës, shkruan Insajderi.
Sipas tyre në këtë protesë po ashtu do të kërkohet nga KK.Prishtina,shfuqizimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim të objektit tek varrezat e Qytetit të Prishtinës, për kryerjen e shërbimeve funerale për Bashkësinë Islame të Prishtinës.
Në njoftim bëhet e ditur se protesta do të fillojë nga ora 12:00 më 07 shkut nga morgu i Spitalit të Qytetit të Prishtinës në drejtim të objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës, ku aty do të shfaqen kërkesat e Kompanive dhe më pas do të vazhdohet në drejtim të Bashkësisë Islame të Kosovës./Insajderi/
Njoftimi i Plotë: