
Muzafer Kajasan, një 56 vjeçar i prekur me sëmundje të Luçemisë, në Stamboll, u infektua nga koronavirusi në nëntor të vitit 2020, transmeton Insajderi.
Pëkundër trajtimit të tij në spital, testi I tij nuk arriti të kthehet në negativ edhe pse u lirua nga spitali.
Sipas NTV, për 14 muaj të tëra, 56 vjeçari vazhdimisht ka bërë teste të koronës por në secilën herë testi i tij ka rezultuar pozitiv
Kajasini i cili është në karantinë për 14 muaj të tëra, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për shkak se nuk po mundet t’i vizitoj nipërit dhe mbesat.
“Unë pata një transplant të suksesshëm të palcës kockore tre vjet më parë. Por më pas u infektova me Covid-19, me të cilën jetoj që nga viti 2020.. Kam pasur afër 76 teste në këtë periudhë 14-mujore. Më pas e bëra të 77-ën dhe 78-ën dhe gjitha këto kanë qenë vazhdimisht pozitive. Kur pyes shkencëtarët dhe mjekët tanë, thonë se at sistemi im imunitar ishte i ulët sepse në të njejtën kohë jam i prekur me leuçemi. Për 14 muaj më mbajtën gjallë përmes ilaçeve. Është një proces i vështirë edhe për mjekët që janë në spital, edhe për ne, kam 14 muaj në karantinë.”, është deklaruar Kayasan./Insajderi/