Kryetari i Obiliqit reagon ndaj deklaratës së kryeshefit të KEK-ut për ndërtimin e parkut solar, pa konsultim me komunën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Obiliqit reagon ndaj deklaratës së kryeshefit të KEK-ut për ndërtimin e parkut solar, pa konsultim me komunën

    Insajderi
    04 February 2022 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, z.Nagip Krasniqi, i cili në media ka prezantuar ndërtimin e një parku solar, ku edhe në këtë vit KEK paska planifikuar projekte pa konsultime me komunën ku operon kjo korporatë. Sipas drejtorit të KEK, z.Nagip Krasniqi, i cili edhe e paska bërë publike një gjë të tillë, mes tjerash, ka theksuar rëndësinë që duhet kushtuar projekteve për energjinë, por askund nuk qenka kujtuar të theksoj rëndësinë e shëndetit të banorëve të Obiliqit dhe të pakten ta ndjej obligim përmirësimin e gjendjes mjedisore e ambientale në Obiliq.

    Përmes reagimit të tij Kryetari Gashi, ka bërë të ditur se KEK-u, nuk respekton e as nuk realizon asnjë obligim ndaj qytetarëve të Obiliqit që përcakton Ligji për Obiliqin, lidhur me këtë gjatë ditës sotme komuna e Obiliqit ka drejtuar shkresat si në Qeverinë e Republikës së Kosovës ashtu edhe në ministritë e atakuara me Ligjin për Obiliq, e po ashtu edhe në menaxhmentin dhe bordin drejtues të KEK, prandaj për mos përfillje, do të ndjekim rrugët ligjore.

    Reagimi i plotë i kryetarit Gashi:

    “Reagim

    (Lidhur me deklaratën e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, z.Nagip Krasniqi)

    Në deklaratën e tij të dhënë në Gazetën Express, z.Krasniqi paska bërë të ditur ndërtimin e një parku solar, si kryetar i komunës së Obiliqit, jam shumë i interesuar të dije se ku do ndërtojë një park të tillë, pa realizuar asnjë takim të vetëm që nga marrja e mandatit me institucionet e nivelit lokal, respektivisht në komunën ku operon Korporata Energjitike e Kosovës, e që si institucion nuk respekton e as nuk realizon asnjë obligim ndaj qytetarëve të Obiliqit që përcakton Ligji për Obiliqin.

    Komuna e Obiliqit, mirëpret projekte e planifikime, por nuk lejon në asnjë formë realizimin e projekteve pa njoftuar të gjithë komunitetin. Komuna e Obiliqit, është institucion i vënë në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre, prandaj mirëpret dhe kërkon bashkëpunim nga Korporata Energjitike e Kosovës për këtë çështje si dhe gjatë ditës së sotme  kemi adresuar një kërkesë për obligimet e tyre të papërfunduara karshi qytetarëve të Obiliqit që i obligojnë ligjet në fuqi, ne jemi në pritje të një përgjigjeje brenda afateve në të kundërten do ndjekim veprimet dhe rrugët tjera ligjore.

    Xhafer Gashi”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark