Kaplohet nga zjarret një burg në Stamboll, bëhen për spital dhjetëra të burgosur dhe një zyrtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kaplohet nga zjarret një burg në Stamboll, bëhen për spital dhjetëra të burgosur dhe një zyrtar

    Insajderi
    04 February 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr shpërtheu në një burg në Stamboll të premten (4 shkurt), duke lënë të paktën 11 të burgosur të shtruar në spital pasi kishin thithur tymin, njoftoi një transmetues turk.

    Shkaku i zjarrit në burgun Umraniye, në anën aziatike të qytetit, nuk dihet për momentin.

    Të burgosurit e burgjeve në Turqi kanë djegur dyshekët në të kaluarën për të protestuar ndaj kushteve.

    Disa kamionë të zjarrfikësve u dërguan në burg, njoftoi Agjencia shtetërore Anadolu.

    Transmetuesi NTV raporton se një roje burgu dhe 20 të burgosur të prekur nga tymi u transferuan në Spital për tretman mjeksor.

    Ndërkaq është bërë e ditur se gjendja e tyre është stabile.

    Sipas raportit, personeli i burgut fillimisht u përpoq të shuante një zjarr që shpërtheu në një nga repartet, por u detyruan të thërrisnin zjarrfikësit pasi ai doli jashtë kontrollit të tyre.

    Të afërmit dhe miqtë e të burgosurve u mblodhën në hyrje të burgut për lajmet për të dashurit e tyre.

    Burgu ka një kapacitet për 1000 të burgosur, sipas faqes së tij të internetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark