Ky është vendimi i kryeministrit për Eset Berishën, të akuzuarin e 53 milionëshit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është vendimi i kryeministrit për Eset Berishën, të akuzuarin e 53 milionëshit

    Insajderi
    04 February 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale gjatë ditës së djeshme ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, Nebih Shatri – ish-zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Eset Berishës, ish- shef i kabnetit të Pal Lekajt, për ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, (autostrada ‘Arbën Xhaferi’), shkruan Insajderi.

    Në lidhje me këtë zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu ka publikuar vendimin e Qeverisë Kurti për shkarkimin e Eset Berishë,që ishte nënshkruar në maj të vitit 2020.

    Sipas Kryeziut Prokuroria Speciale e Kosovës me ngritjen e aktakuzës edhe ndaj Berishës për rastin e 53 milionë eurove, ka thënë se vendimi i Qeverisë ishte i duhuri.

    Ndërkohë pas ngritjes së aktakuzës, përmes një postimi në Facebook, Berisha ka deklaruar se pozita e tij e atëhershme, si shef kabineti nuk i ka mundësuar atij të ketë kompetenca ekzekutive.

    Ai ka thënë se nga pozita e këshilltarit politik nuk ka pasur kompetenca ekzekutive, administrative apo mbikëqyrëse, e rrjedhimesh, siç ka shkruar më tej, të nënshkruan apo vulos dokumente.

    Ky është vendimi i publikuar nga Përparim Kryeziu:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark