Sindikata e Policisë mbronte policin e goditur nga Molliqaj, por jo edhe policin qe ka kritikuar deputetët e VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sindikata e Policisë mbronte policin e goditur nga Molliqaj, por jo edhe policin qe ka kritikuar deputetët e VV-së

    Insajderi
    05 February 2022 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mesnatës, zyrtari policor, Amir Hoxha, ka lajmëruar se është suspenduar nga Policia e Kosovës në lidhje me një postim të publikuar në Facebook. Ai kishte shkruar për mospagesën e shujtave për policët, mirëpo edhe i kritikoi deputetët për shpenzimet për karburante.

    E dyshimi i parë për suspendimin e Hoxhës është një urdhëresë nga menaxhmenti që ia ndalon policëve të bëjnë publikime politike.

    Kështu ka thënë kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

    Janë disa gjëra të kufizuara në polici. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë publikime politike. Është një urdhëresë nga menaxhmenti që thotë se nuk kemi të drejtë të bëjmë komente politike. Ajo urdhëresë është që disa vite”, ka thënë ai.

    Zeqiri, gjithashtu tha se nuk duhet të mohohet e drejta e policëve për t’i kërkuar të drejtat e veta.

    Një gjë dua ta bëj të qartë, që policëve nuk duhet t’iu mohohet e drejta për t’i kërkuar të drejtat që iu takojnë“, tha ai për Sinjalin.

    Ndërkaq, Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, kjo sindikantë, përmes një komunikate të lëshuar për medie, kishte dalë në mbrojtje të zyrtarit policor që ishte goditur me shuplakë në fetyrë nga Dardan Molliqaj në protestën e organizuar kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark