Insajderi
Insajderi

Shkon mysafir tek miqtë, humb jetë dhëndri në Gjilan

Insajderi
06 February 2022 - 10:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkon mysafir tek miqtë, humb jetë dhëndri në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në raportin 24 orësh të policisë, është bërë e ditur se një person në Gilan ka raportuar në polici se dhëndri i tij derisa ka qenë mysafir te ankuesi,  është gjetur pa shenja jetë, shkruan Insajderi.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjeksor që kishte dalë në vendin e ngjarje, ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dhëndri i tij viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë mysafir te ankuesi,  është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.”, thuhet në raportin e policisë/Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark