Dy vajzat e mitura nga Gjakova deklaruan se ishin dhunuar nga babai i tyre që nga mesi i verës së vitit të kaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy vajzat e mitura nga Gjakova deklaruan se ishin dhunuar nga babai i tyre që nga mesi i verës së vitit të kaluar

    Insajderi
    07 February 2022 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeçe dyshohet se janë dhunuar vazhdimisht nga babai i tyre në Gjakovë.

    Policia ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy viktimat janë intervistuar.

    “Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtës”, ka njoftuar Policia.

    Express ka mësuar nga burime të sigurta se dy vajzat e mitura kanë deklaruar se ishin dhunuar nga babai i tyre që nga mesi i verës së vitit të kaluar.

    “Gjatë intervistimit në cilësi të viktimave, dy të miturat kanë deklaruar se që nga mesi i verës së vitit të kaluar, vazhdimisht janë dhunuar seksualisht nga babai i tyre”, ka bërë të ditur i njëjti burim.

    Video

    Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e vajzave e cila kishte deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark