Insajderi
Insajderi

Dyshohet se babai dhunoi dy vajzat e tij të mitura në Gjakovë – Policia jep detajet e fundit

Insajderi
07 February 2022 - 23:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj, ka dhënë detaje rreth rastit të babait i cili dyshohet se e ka dhunuar njërën nga vajzat e tij, ndërsa për tjetrën dyshohet se e ka sulmuar seksualisht.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se nëna e vajzave kishte raportuar në polici këtë ngjarje, por nuk kishte bërë të ditur datat se kur dyshohet se ka ndodhur.

“Policia e ka arrestuar babanë, i njëjti është intervistuar në prezencën e prokurorit dhe me urdhëresë të tij është dërguar në mbajtje prej 48 orëve. Po ashtu, edhe ankuesja bashkë me dy vajzat janë intervistuar në prezencën e avokatit dhe punëtorit social, kështu që hetimet janë në vazhdimësi, me siguri do të sqarohet se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, ka thënë Gjurkaj.

Video

Ai theksoi se nëna bashkë me të bijat nuk janë dërguar në qendrën e strehimit, pasi sipas tij, i dyshuari është në mbajtje për 48 orë, njofton Klankosova.tv.

VIDEO


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark