Arrihet marrëveshja, lejohet stacionimi i trupave amerikane në Danimarkë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrihet marrëveshja, lejohet stacionimi i trupave amerikane në Danimarkë

    Insajderi
    10 February 2022 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Danimarkës tha se ky shtet anëtar i NATO-s është i gatshëm që të lejojë stacionimin e trupave amerikane si pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe të mbrojtjes.

    “Shtetet e Bashkuara kanë komunikuar me Danimarkën, duke i propozuar bashkëpunim dypalësh në fushën e mbrojtjes”, tha Mette Frederiksen gjatë një adresimi për gazetarë më 10 shkurt, raporton REL.

    “Natyra ekzakte e këtij bashkëpunimi ende nuk është definuar, por mund të përfshijë prezencën e trupave amerikane, materialeve dhe pajisjeve ushtarake amerikane në tokën daneze”, tha ajo.

    Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur deklaratat e Frederiken dhe tha se marrëveshja, kur të miratohet, “do të lejojë që shtetet tona të thellojnë partneritetin” dhe “të forcojnë bashkëpunimin në kuadër të operacioneve të NATO-s”.

    Ushtria amerikane veçse ka prani të përhershme të trupave në disa shtete evropiane, përfshirë në Gjermani, Belgjikë dhe Britani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark