
Dy ‘influencere imigrimi’ nga Tunisi kanë xhiruar veten duke hyrë ilegalisht në Itali së bashku me plot të tjerë të paketuar në një gomone. Ata kanë postuar video duke vallëzuar e duke dëgjuar rep muzikë e vizituar Kullën e Eiffel në Paris. Ata kanë zemëruar opinionin publik në Tunizi me glorifikimin e tregut ilegal të imigrimit me imazhet e harxhimeve të tepërta në Europë.
Deti Mesdhe është një prej kalimeve më vdekjeprurëse të imigrantëve ilegalë në botë, me më shumë se 17 mijë vdekje dhe të zhdukur të regjistruar që nga viti 2014. Mijëra refugjatë detyrohen të udhëtojnë për t’i shpëtuar luftës dhe varfërisë.
Chaima Ben Mahmoude, 21 vjeç, ngarkoi një video në TikTok duke kaluar nga Tunizia në Itali – udhëtim që kushton më shumë se 1 mijë euro – me të fejuarin e saj në një gomone përplot me imigrantë. Ajo kishte pretenduar se ishte ‘detyruar’ të nisej në udhëtimin prej 188 kilometrash pasi ajo përfitonte vetëm 120 euro në muaj si frizere në Tunizi.
Një muaj më herët, një tjetër ‘refugjate ekonomike’ Sabee al Saidi, kishte vendosur foto të saja gjatë kalimit nga Tunizia në Itali e pastaj duke udhëtuar në qytete të ndryshme europiane sikur turistë në shoping me selfie tek Kulla e Eiffel dhe duke vozitur BMW të shtrenjta që ishin parë nga mediat lokale dhe agjencia e lajmeve The Associated Press por që janë hequr tashmë.
Të dy gratë kanë shkaktuar skandal në vendin e tyre me postimet e tyre në nëntor dhe dhjetor, ku tunizianët i kanë kritikuar ato për normalizimin e udhëtimit që ka lënë mijëra të vdekur çdo vit.
Tani ka kritika nga ekspertë përreth botës për përshtypjet e rrejshme dhe të dëmshme të pritjeve jo realiste të jetës për imigrantët e dëshpëruar në Europë.
Wael Garnaoui, psikolog që ka hulumtuar ‘harka’ – siç e quajnë imigrimin në Tunizi – thotë se shpresa gjerësisht është e bazuar në ‘gënjeshtrën e imigrimit’, fenomen që është intensifikuar nga mediat sociale.
Sipas Garnaoui, njerëzit i shohin të tjerët duke shkuar në Europë dhe i shohin suksesin në dukje të tyre, duke përhapur përshtypjen se me të zbritur në Europë, ata marrin menjëherë dokumentacionin, gjejnë punë dhe fitojnë para.
Realiteti është ndryshe. Të dhënat e 2020’së ssë Komisionit Europian tregojnë se niveli i papunësisë së banorëve nga jashtë BE’së ishte gati 14 për qind i krahasuar, krahasuar me 6 për qind të banorëve shtetas.
përkthyer nga Metro