VIDEO | Kështu po përparon ushtria ruse drejt Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    VIDEO | Kështu po përparon ushtria ruse drejt Ukrainës

    Insajderi
    14 February 2022 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus Vladimir Putin dhe zyrtarët e lartë rusë kanë mohuar se Moska po përgatitet të ndërmarrë një pushtim të Ukrainës fqinje. Por videot e postuara në rrjetet sociale sociale tregojnë një histori tjetër.

    Postimet nga përdoruesit e mediave sociale përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën kanë zbuluar disa nga armët dhe automjetet që kanë qarkulluar drejt vijës së frontit javët e fundit.

    Video nga autostradat publike tregon kamionë të ngarkuar me furnizime, si dhe tanke, armë dhe trupa.

    Situata në kufirin ruso-ukrainas është në kolaps të plotë , me datën e një pushtimi të mundshëm rus që thuhet të jetë brenda pak ditësh. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim televiziv theksoi se ishte informuar për një sulm nga Moska në 48 orët e ardhshme, pra të mërkurën. g.v/abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark