50 KG drogë, arrestohet ish-Sekretari i MTI-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    50 KG drogë, arrestohet ish-Sekretari i MTI-së

    Insajderi
    15 February 2022 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Reci (41) është arrestuar në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marijuanë, mëson Vijesti.

    Reci është arrestuar herët në mëngjes, në terminalin e daljes.

    Më herët gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave kanë njoftuar zyrtarisht se zyrtarët e tyre gjatë kontrollit të një veture të pasagjerëve Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga ai shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marihuanë.

    “Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 kanë parandaluar kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si droga narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. Është arrestuar BR nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit të paautorizuar. “Mbajtja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark