Insajderi
Insajderi

Ky është ish-sekretarit i MTI-së që u kap me drogë

Insajderi
15 February 2022 - 17:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është ish-sekretarit i MTI-së që u kap me drogë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Burim Rreci që dikur mbante pozitën e sekretarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës është arrestuar sot pasi u kap me 50 kilogramë marijuanë.

Reci është arrestuar herët në mëngjes, në terminalin e daljes.

Më herët gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave kanë njoftuar zyrtarisht se zyrtarët e tyre gjatë kontrollit të një veture të pasagjerëve Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga ai shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marihuanë.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 kanë parandaluar kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si droga narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. Është arrestuar BR nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit të paautorizuar. “Mbajtja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark