“Shkelzenin e dërgova për studime jashtë vendit”, Gashi i kërkon debat televiziv, nuk e mohon bursën e Enver Hasanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Shkelzenin e dërgova për studime jashtë vendit”, Gashi i kërkon debat televiziv, nuk e mohon bursën e Enver Hasanit

    Insajderi
    20 February 2022 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas intervistës së ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani për Gazetën Insajderi, ka reaguar analisti Shkëlzen Gashi duke e  ftuar në një përballje televizive.

    Në intervistën për Insajderin, Hasani ka shpejguar në detaje pse ai është kundërshtuar nga Shkëlzen Gashi kur ka thënë se Xhafer Deva e ka shtyrë përpara agjedën naziste.

    Hasani po ashtu ka treguar se ka dërguar jashtë vendit për studime Shkelzen Gashin.

    “Dikur e në një kohë, vitet e pasluftës, pas përgjërimeve të shumta që mi patë bërë, e kam pas dërguar jashtë vendi për të bërë një master, siç kam dërguar plot të tjerë, të rinjë e të reja që sot janë mirënjohës ndaj meje pafund. Kjo është arsyeja e parë që ai përdorë rrugaçërinë dhe stilin huliganesk për të më kundërshtuar mua, thjesht për të mbytur frikën nga unë”, ka thënë Hasani.

    E në reagimin që ka bërë Shkezen Gashi askund nuk e ka mohuar një gjë të tillë. Po ashtu, Gashi nuk ka komentuar këtë as kur është pyetur nga Gazeta Insajderi.

    Në reagimin e tij Gashi i ka kërkuar që të përballet në një emision live me të.

    Gashi dhe Hasani u përfshin në një ballafaqim në distancë me njëri-tjetrin javën e kaluar. Debati mes tyre ndërlidhej me figurën e Xhafer Devës.

    Intervista e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark