Xherdan Shaqiri prezantohet te Chicago Fire - këtë numër do ta mbajë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xherdan Shaqiri prezantohet te Chicago Fire – këtë numër do ta mbajë

    Insajderi
    21 February 2022 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri është prezantuar zyrtarisht te skuadra e re, Chicago Fire, shkruan Insporti.

    Shaqiri është shprehur i lumtur që ka arritur marrëveshje me klubin nga MLS, duek shpresuar që të jap më të mirën për skuadrën.

    Shaqiri kapitullin e ri në karrierën e tij pritet ta fillojë me 27 shkurt në udhëtim ndaj Inter Miamit.

    “Faleminderit për të gjithë që keni ardhur. Është një eksperiencë e re për mua, pasi erdha në ShBA. Gjithmonë kam qenë një admirues i MLS-së. Siç e dini unë isha tek Lyoni dhe isha duke luajtur për gjashtë muaj, andaj jam i gatshëm”.

    Sipas klubit amerikan të MLS, Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

    Shaqiri do ta mbajë numrin 10 në fanellë.

    Image

    Kontrata e tij me Chicago Fire do të zgjasë deri në vitin 2024.

    /Insporti.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark