Pasi u zbulua se po i mashtron qytetarët, këshilltari i Kurtit përpiqet që të dalë faqebardhë nga skandali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pasi u zbulua se po i mashtron qytetarët, këshilltari i Kurtit përpiqet që të dalë faqebardhë nga skandali

    Insajderi
    21 February 2022 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj është demantuar pas deklaratës se zyrtarët e lartë amerikan, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe as sekretari Antony Blinken nuk kanë takuar asnjërin prej liderëve të Ballkanit Perëndimor.

    Kjo pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski kishte publikuar fotografi përkrahë sekretarit amerikan, Antony Blinken gjatë pjesëmarrjen në Samitin e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

    Pasi e vërtetë doli në shesh, Zulfaj është përpjekur të dalë faqebardhë duke publikuar një fotografi në orët e mbrëmjes. Ku shihet ai, zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamela Harris dhe kryeministri Albin Kurti me bashkëshorten e tij.

    “Tash a e kanë fjalën për foto a për takim bilateral. Për foto më mirë i bëjmë ne”, është mbishkrimi që Zulfaj i ka shtuar fotografisë teksa harron se vet deklaroi që dyshja Harris e Blinken nuk janë takuar me asnjërin prej liderëve të Ballkanit Perëndimor sepse janë takuar me ata të cilët janë duke u marrë me situatën në Ukrainë.

    Video

    Ndërkohë, liderët e Kosovës gjatë qëndrimit dy ditor në Mynih në konferencën e sigurisë nuk kanë zhvilluar ndonjë takim të rëndësishëm me zyrtarë të lartë amerikanë siç ndodhte zakonisht në të kaluarën. Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, nuk patën takime me zv/presidenten Kamela Harris e sekretarin Antony Blinken. Takimet më të rëndësishme i patën me dy senatorë.

    Presidentja Osmani ka takuar vetëm senatoren e Minnesotas kurse kryeministri Albin Kurti vetëm senatoren e IOWA-s.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark