×
  • Lajme
  • Aktuale

    Përkeqësohen raportet me ShBA-në: Të tjerët takonin Harris e Blinken, Kurti e Osmani vetëm senatoren e IOWA’s e Minnesota`s

    Insajderi
    21 February 2022 - 16:44

    Liderët e Kosovës gjatë qëndrimit dy ditor në Mynih në konferëncën e sigurisë nuk kanë zhvilluar ndonjë takim të rëndësishëm me zyrtarë të lartë amerikanë siç ndodhte zakonisht në të kaluarën. Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, nuk patën takime me zv/presidenten Kamala Harris e sekretarin Antony Blinken. Takimet më të rëndësishmë i patën me dy senantore.

    Për gjatë dy ditëve në Mynih të Gjermanisë, në konferencën e sigurisë u mblodhën një numër i madh i zyrtarëve të lartë të politikës botërore.

    Në mesin e të cilëve edhe zv/presidentja amerikane Kamala Harris dhe sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken. Dy përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti e Presidentja Vjosa Osmani nuk i takuan asnjërin prej tyre.

    Presidentja Osmani ka takuar vetëm senatoren e Minnesotas kurse kryeministri Albin Kurti vetëm senatoren e IOWA-s, shkruan Insajderi.

    Presidentja Osmani njoftoi përmes llogarisë në Facebook se ka takuar senatoren amerikane nga Minnesota, Amy Klobuchar, me të cilën thotë se ka biseduar për relacionet Kosovë-ShBA.

    Kurse Kryeministri Kurti tha se takoi Senatoren amerikane të shtetit të Iowa-s, miken e Kosovës, Joni Ernst, të cilës i shprehëm mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Osmani nuk e kishte takuar Sekretarin e shtetit Antony Blinken as kur ishte në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Raportet Kosovë-ShBA janë zbehur shumë së fundmi. Sidomos prej refuzimit të gazit amerikanë, cka është pasqyruar edhe numrin e pakt të vizitave dhe takimeve të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikane. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark