Pas futjes së trupave rus në Ukranië, vjen reagimi nga Borrell - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas futjes së trupave rus në Ukranië, vjen reagimi nga Borrell

    Insajderi
    21 February 2022 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi Rusia vendosi të dërgojë trupa në Ukrainë.

    Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka dënuar këtë veprim nga Ukraina.

    Ai madje ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

    “Dekretet e Presidentit Putin që urdhërojnë të ashtuquajturin mision paqeruajtës në të ashtuquajturit republikat popullore të Donetskut dhe Luhanskut janë një veprim i radhës agresiv ndaj Ukrainës, një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të mblidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka shkruar Borrell.

    Përndryshe, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes,”që të sigurojë paqe” në Donetsk dhe Luhansk.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark