
Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Deputeti nga PDK, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Qeveria që të mbledh këshillin e sigurisë.
Ai tha se deputete e kuvendit nuk janë jashtëkohorë janë pjesë e kësaj bote dhe duhet reaguar.
Hoxhaj tha se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkret për të reaguar në këtë situatë.
“Në Ukrainë po vendoset sot dhunshëm e ardhmja e Evropës, dhe jo vetëm e Evropës, por edhe e Ballkanit. Ne natyrisht jemi një vend i vogël dhe kemi probleme të mëdha serioze edhe me energjetikën, edhe me çmimet të cilat janë rritë, por ne jetojmë në planetin e njëjtë dhe ne si deputetë nuk jemi jashtëtokësor. Jemi pjesë e kësaj bote. Prandaj kërkoj nga Kuvendi i Kosovës dhe nga Qeveria që ta mbështet sovranitetin, integritetin territorial në kufijtë ndërkombëtar të Ukrainës”, tha ai.
E kryeministri Kurti iu tha se do të jenë të bashkërenduar me BE, SHBA dhe NATO-n./Insajderi.org/