Dosja e Fajdeve – ja për çka akuzohet Besnik Lajqi, i arrestuari për fajde - Insajderi
×
  • Lajme
  • Analiza

    Dosja e Fajdeve – ja për çka akuzohet Besnik Lajqi, i arrestuari për fajde

    Insajderi
    25 February 2022 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj dosjen e prokurorisë për rastin “Fajde” ku u arrestuan dje 17 persona.

    Besnik Lajqi nga komuna e Pejës është njëri ndër 17 personat që u kap nga aksioni i Policisë së Kosovës po në këtë qytete.

    Sipas dosjes, Lajqi dyshohet se ka kryer veprën penale “fajde”.

    “Gjatë vitit 2018 e tutje në Pejë, kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen financiare dhe papërvojën e duke përfituar kështu shumë të mëdha parash nga i dëmtuari M.I, në atë mënyrë i pandehuri duke e njohur të dëmtuarin për shkak të profesionit të njëjtë dhe në kohën derisa i dëmtuari ishte duke ndërtuar objektin (punëtorinë) dhe i nevojiteshin para”, thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Gazeta Insajderi.

    “I pandehuri ia ofron një veturë të llojit “Porche” ngjyrë e zezë me targa RKS e regjistruar në mbiemrin Muriti, të cilën ia vlerëson në shumë prej 41 mijë eurove  dhe të cilën duhej t’ia pagunte pas shtatëmuajsh, fillimisht pa interes, pro pas katër mujash kur i pandehuri e kupton gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit i thotë se nëse nuk e bënë pagesën do të kesh interes prej 1000 euro në muaj dhe për shkak të vonesës, i dëmtuari detyrohet që për pesë muaj t’ia paguaj në emër të 18epër 18 të shumës prej 5 mije eurove”.

    “Përveç shumë prej 20 mijë eurove në emër të borxhit kryesor dhe më pas ia ofron edhe një veturë të llojit Audi A6 me targa të Kosovës e regjistruar në emër të Fetë, të cilin ia vlerëson në shumë prej 40 mojë euro, kindësia ia mundëson që këtë shumë t’ia paguaj pas një viti në total prej 61 mijë eurove, e ku i dëmtuari përvec shumës së të hollave prej 8 mijë eurove ia transferon edhe shumën prej 24 mijë eurove në llogarinë bankare. I pandehuri këtë shumë ia llogarit vetëm si pagesë të kamatave, e jo për borxhin kryesor”, thuhet tutje në dosjen e Prokurorisë./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark