×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    “Dije që derën nuk ta lëshoj”- Kështu e shantazhoi Driton Podrimqaku viktimën që ia dha 5 mijë euro me fajde e ia kërkoi 40 mijë si dënim për vonesë

    Insajderi
    23 February 2022 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insjaderi ka arritur të siguroj dosjen e prokurorisë për rastin “Fajde” ku u arrestuan dje 17 persona si të dyshuar për veprat penale “Fajde”, “Detyrim” dhe “ Armëmbajtje paleje”.

    Driton Podrimqaku 42 vjeçari nga fshati Novosellë i Pejës është në mesin e 17 personave që u arrestuan dje pas një aksioni të madh nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në këtë dosje thuhet se ai përmes shantazheve e presioneve ka përfituar shuma të mëdha nga viktimat.

    Ndër personat që ka rënë viktimë e këtij rrjeti është edhe B.M. Në këtë dosje thuhet se ai fillimisht është kontaktuar nga i dyshuari Driton Podrimqaku i cili i ka thënë se “nëse të duhen para, ta kontaktojë”. Viktima merr borgj 5 mijë euro me kamatë  5 % në emër të interesit për tre muaj ia paguan shumën  prej 750 euro (nga 250 në muaj). Kur viktima nuk arrin t’ia paguaj me kohë borxhin i pandehuri i shkojnë në punë dhe i thotë se tani duhet ta paguaj shumën 10 mijë euro dhe në çdo ditë që do të vonohesh do ta paguash shumën prej 1 mijë euro për dënim.

    Sipas dosjes, kur viktima ia paguan shumën fillestare prej 5 mijë euro, i pandehuri i thotë se këto para janë veç për një kafe. Atij i thotë se i detyrohet shumën prej 10 mijë euro. Pas disa muajve i shkon prapë në punë dhe i kërkon 25 mije euro për vonesën.

    Në dosje thuhet se pasi viktima B.M ia ka paguar të gjithë borgjin duke përfshirë edhe 25 mijë euro Drion Podrimqaku I shkon përëri në punë dhe i kërkon që të nënshkruan një kontratë kinse i ka blerë një veturë ne atë vlerë si mbulesë për parat që i ka transferuar në llogarinë e gruas së tij.

    Si përfundim viktima ka paguar 40 mijë euro për 5 mijë euro, borgjin bazë që kishte marr në fillim.

    Por nuk përfundon këtu, i pandehuri vazhdon t’i kërkoj ende para vitkimes duke e kërcënuar në forma të ndryshme.

    Tani, i pandehuri është në ndalim duke pritur masën e paraburgimit./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark