LAJMI I FUNDIT/ Një tjetër shtet bashkohet me Rusinë kundër Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    LAJMI I FUNDIT/ Një tjetër shtet bashkohet me Rusinë kundër Ukrainës

    Insajderi
    27 February 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediet ndërkombëtare raportojnë se Bjellorusia do t’i bashkohet Rusisë së sulmin ndaj Ukrainës.

    Burime të besueshme në Bjellorusi raportojnë se forcat speciale të Bjellorusisë po hipin në aeroplanë për sulme ajrore në Kiev dhe Zhytomir.

    Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë.

    Sot në mëngjes, trupat ruse hynë në Kharkiv, ku po zhvillohen beteja në rrugë dhe shkëmbime zjarri. Autoritetet në qytetin verilindor të Ukrainës, i dyti më i madhi i vendit, njoftuan sot një “infiltrim” të ushtrisë në qendër të qytetit.

    Megjithatë më herët zyrtarët ukrainas njoftuan se morën sërish nën kontroll qytetin e tyre.

    /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark