×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zyrtare: Ukraina ka ngritur padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë

    Insajderi
    27 February 2022 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina ka ngritur zyrtarisht padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Haagë dhe po kërkon që seancat të caktohen në fillim të javës së ardhshme. 

    Kështu ka treguar para pak çastesh Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përcjell Insajderi.

    “Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ne kërkojmë që Rusia të mbajë përgjegjësi për shtrembërimin e konceptit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Kërkojmë nga gjykataa që menjëherë të urdhërojë Federatën Ruse të ndalojë armiqësitë dhe të caktoni seancat dëgjimore që në fillim të javës së ardhshme”, ka shkruar Zelenskyy në njoftimin në Twitter./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark