Tentuan të blinin uniforma të UÇK-së, Insajderi sjell detaje dhe pamje nga plani i tre serbëve të arrestuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tentuan të blinin uniforma të UÇK-së, Insajderi sjell detaje dhe pamje nga plani i tre serbëve të arrestuar

    Insajderi
    27 February 2022 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre shtetasve serb u dështon plani. Ata kishin planifikuar që me uniform të UÇK-së me i incizu disa video në Veri të Kosovës me qëllim të hapin konflikte mes Kosovës e Serbisë për Veriun duke fajësuar Kosovën për planin, shkruan Gazeta Insajderi .

    Pas arrestimit të tyre, Gazeta Insajderi ka mësuar se ata kanë pas si qëllim për të blerë uniformat me emblema të UÇK-së në Kosovë, për t’u dukur sikur është plan i Kosovës.

    Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës të cilët thanë se të arrestuar janë tre shtetas serb D. Dolasevic, V.Jankovic dhe D. Dolasevic, të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një lokal tjetër në Prishtinë.

    Por kush janë tre serbët e arrestuar?

    Gazeta Insjaderi ka gjetur profilet e tyre në rrjete sociale teksa shihet se ata kanë fotografi me armë e uniforma ushtarake.

    Ky është njëri nga të arrestuarit, Dragan Doloseciç.

    Ky është i arrestuari tjetër, Vladimir Jankoviç

    Dhe u arrestuari i tretë Dusan Dolaseviç

    Çfarë dihet deri me tani për aksionin e tyre?

    Njëri nga serbët e arrestuar mbrëmë në Prishtinë, ka lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, bëjnë të ditur burimet brenda institucioneve të sigurisë.

    Burime  të KP brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se përveç saj të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh.

    Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.

    Serbët e arrestuar në këmbim të shtetësisë serbe, disa kosovarëve u kanë marrë të holla.

    Por mësohet se njëri nga ta në këmbim të shtetësisë serbe, i ka kërkuar një qytetari kosovar që ta dërgojë në dy dyqane ku ka uniforma ushtarake. Në dyqanin e fundit ka blerë edhe emblemat e UÇK-së.

    Tre shtetasit serbë kanë hyrë në Kosovë në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, gjersa kanë lënë automjetin e tyre me targa të Nishit dhe kanë hipur në makinën e një qytetari shqiptar, i cili i ka sjellë në Prishtinë.

    Në kryeqytet, janë takuar me kosovarin tjetër, të cilit ia kanë sjellë dokumentet serbe, dhe më pas kanë dalë për të blerë uniforma ushtarake.

    Në orët e pasdites, pasi kanë blerë emblemat, Policia e Kosovës i ka ndaluar dhe i ka arrestuar të pesë të dyshuarit. Tre shtetas të Serbisë nga Nishi dhe dy shtetas kosovarë, njeri nga komuna e Gjilanit dhe tjetri me banim në Prishtine.

    Përndryshe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark