Millaku: Geci dhe Lushtaku u takuan rastësisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Millaku: Geci dhe Lushtaku u takuan rastësisht

    Insajderi
    02 February 2016 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas raportimit të Insjaderit se Sami Lushtakun e kanë vizituar në QKUK njerëz pa autorizim përfshirë edhe Sabit Gecin, ka reaguar avokati i Gecit duke thënë se krejt ky takim ishte rastësi.

    Avokati Haxhi Millaku përmes një reagimi ka thënë se ky takim nuk ka qenë i planifikuar pasi që në atë dhomë bëhen kontrollet e rregullta të Sabit Gecit dhe ditën kritike kishte qen në kontroll edhe Lushtaku.

    “Lidhur me takimin e rastësishëm të z.Geci me Z.Lushtaku në dhomën e Spitalit në QKUK në Prishtinë, ishte rastësi sepse në atë dhomë bëhen kontrollet e rregullta të z.Geci dhe ditën kritike kishte qenë në kontroll edhe z.Lushtaku”, thuhet në reagimin e Millakut.

    Insajderi ka zbuluar se e vërteta për kthimin e Lushtakut në burg ka qenë vizita e Sabit Gecit, i dënuar me 15 vjet për krime lufte, dhe një vizitë e një zyrtari të lartë të Qeverisë. Geci ka qenë i shoqëruar edhe nga tre persona tjerë kur e ka takuar Lushtakun në spital, teksa kryetari i Skenderajt po trajtohej për shkak të ankesave shëndetësore.

    Por avokati Millaku, ka thënë se krejt këto komentime janë tendencioze.

    “Çdo komentim tjetër i këtij takimi të rastësishëm është tendencioz. Kjo është dhoma e vetme e specializuar për kontrolle të sëmundjeve konkrete”, thotë Millaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark