
Avokati Haxhi Millaku përmes një reagimi ka thënë se ky takim nuk ka qenë i planifikuar pasi që në atë dhomë bëhen kontrollet e rregullta të Sabit Gecit dhe ditën kritike kishte qen në kontroll edhe Lushtaku.
“Lidhur me takimin e rastësishëm të z.Geci me Z.Lushtaku në dhomën e Spitalit në QKUK në Prishtinë, ishte rastësi sepse në atë dhomë bëhen kontrollet e rregullta të z.Geci dhe ditën kritike kishte qenë në kontroll edhe z.Lushtaku”, thuhet në reagimin e Millakut.
Insajderi ka zbuluar se e vërteta për kthimin e Lushtakut në burg ka qenë vizita e Sabit Gecit, i dënuar me 15 vjet për krime lufte, dhe një vizitë e një zyrtari të lartë të Qeverisë. Geci ka qenë i shoqëruar edhe nga tre persona tjerë kur e ka takuar Lushtakun në spital, teksa kryetari i Skenderajt po trajtohej për shkak të ankesave shëndetësore.
Por avokati Millaku, ka thënë se krejt këto komentime janë tendencioze.
“Çdo komentim tjetër i këtij takimi të rastësishëm është tendencioz. Kjo është dhoma e vetme e specializuar për kontrolle të sëmundjeve konkrete”, thotë Millaku.