Presidentja në Maltë, “Kosova në BE, parakusht për paqe e stabilitet në Evropë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Presidentja në Maltë, “Kosova në BE, parakusht për paqe e stabilitet në Evropë”

    Insajderi
    02 March 2022 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maltë, sot është pritur në me nderime shtetërore nga Presidenti i Maltës, George Vella, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE, tranmseton Insajderi.

    Presidentja Osmani e ka cilësuar të nevojshëm pranimin e Kosovës në BE, si një parakusht për paqe e stabilitet në Evropë.

    Në këtë takim, siç ka informuar Presidenca, Osmani ka kërkuar që Malta ta mbështesë edhe më tej Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

    “Në takim është biseduar po ashtu për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke u fokusuar në identifikimin e mundësive e projekteve konkrete të bashkëpunimit bilateral.”, është bërë e ditur në komunikatë./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark