InDoks zbulon: Kaq prona kanë secili nga të dyshuarit në rastin e “Fajdexhinjve të Pejës” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    InDoks zbulon: Kaq prona kanë secili nga të dyshuarit në rastin e “Fajdexhinjve të Pejës”

    Insajderi
    06 March 2022 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë është duke hetuar 21 persona për veprat penale ‘fajde’ e ‘detyrim’. Tanimë iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

    Kismet Krasniqi, i njohur më herët si Isë Alimusja, Isa Camaj, Sokol Dembogaj, Enver Dreshaj, rreshter në Policinë e Kosovës, Besnik Mehmetaj, Besnik Lajqi, Driton Podrimqaku, Fadil Zhabollaj, Tafil Alikusaj, Astrit Grabovci, Petrit Kastrati, Valon Kastrati, Alush Bajraktaraj, Rexhep Elshani, Labinot Elshani, Shaip Mehmetaj, Orhan Lukaj, Sylë Jusaj, Gëzim Imeri , Astrit Kastrati e Asllan Regjaj.

    Sipas procesverbalit që e ka InDoks, Astrit Grabovci vetëm ne emrin e tij ka 5 patundshmëri te regjistruara. Ai dyshohet se nga viktima përfitoi 7 mijë euro. Ai është kushëri ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci për të cilin Insajderi vite më parë publikoi serinë e përgjimeve “Dosja e Shefave”, ku Adem Grabovci ishte një nga personazhet kryesore dhe ato raportime zbulonin abuzimin me pushtetin nga ana e partisë së atëhershme në pushtet, PDK-së.

    Për Astrit Grabovcin Prokurorja e rastit tha në seancë se ai edhe pse deklarimin vjetor të të ardhurave e ka një biznes nga ortakeria me emrin “Koha Turs”, ka deklaruar zero fitim në qarkullim. Duke pasur parasysh këtë, numrin e patundshmërove-pronave, Prokuroria thotë që qarte kjo pasqyron mos përputhshmëri të madhe mes gjendjes reale të të hyrave dhe atyre të dyshimta mbi te cilat prokuroria konsideron se ka baze te besueshme e reale te dyshimet se janë produkt i veprës penale të fajdeve.

    Petrit Kastrati i del Prokurorisë që i ka 4 patundshmëri, Alush Bajraktari gjithsejte 16 patundshmëri, Besnik Lajqi 4 patundshmëri. Në dosje del që Lajqi i ka bërë zullum të madh viktimës, duke nisur me shitjen e një veture në vlerë prej 41 mijë eurosh. Përgjatë disa muajve arrit që të ia shes edhe një veturë tjetër duke ia llogaritur tash borxhet në mbi 60 mijë euro. Dikur viktima arrin që t’ia paguaj përmes bankës 34 mijë euro, por ai këto ia llogarit vetëm si pagesë e kamatës.

    Të tjerëve të përfshirë në fajde, para Gjyqit ua janë shpalosur edhe shumë patundshmëri. Kështu, procesverbali zbulon se Rexhep Elshani ka  gjithsej 26 patundshmëri. “Sa i përket të pandehurit Regjep Elshani nuk figuron nga të dhënat që i kemi sa ka biznes të regjistruar e as që është i punësuar. Të hyrat që i kemi evidentuar janë kryesisht nga shitblerja e patundshmërive dhe deponimeve kesh, të panjohura deri më tani për burimet” thotë Prokuroria.

    Sipas procesverbalit, Driton Podrimqaku  ka3 patundshmëri, Kismet Krasnqi vetëm një  patundshmëri, aq sa ka edhe Besnik Mehmetaj.

    Shaip Mehmetaj del të ketë  8 patundshmëri, Orhan Lukaj 8 patundshmëri, Sokol Dembogaj 5 patundshmëri, Tafil Alimusaj 4 patundshmëri, Syle Jusaj 7 patundshmëri dhe 1 patundshmëri e lënë në hipotekë.

    Te polici Enver Dreshaj, vetëm në emër të tij janë evidentuar 10 patundshmëri.

    Deri tash rasti kryesisht rasti i fajdexhinjve të Pejës lidhet rreth një viktime që sipas Dosjes del që sa e largonte një borxhli i ngjitej tjetri. Merrte borxh për të larë borxh e kamatat e fajdeve rriteshin çdo muaj.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark