Pasi morën nën kontroll centralin bërthamor në Ukrainë, vjen veprimi i parë që ndërmorën rusët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pasi morën nën kontroll centralin bërthamor në Ukrainë, vjen veprimi i parë që ndërmorën rusët

    Insajderi
    06 March 2022 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia ka marrë në kontroll centralin bërthamor të Zaporizhzhias.

    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga raportet se centrali bërthamor i Zaporizhzhia tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që e pushtuan atë javën e kaluar.

    Disa rrjete celulare dhe interneti janë fikur nga ushtria ruse, dhe kjo e bën shumë të vështirë komunikimin midis rregullatorit ukrainas dhe stafit në një kohë që duhet të ketë komunikime të besueshme dhe të vazhdueshme.

    “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këto zhvillime që më raportuan sot. Vetëm pak ditë pasi paraqita shtatë elementet kryesore të sigurisë dhe sigurinë bërthamore në Bordin e IAEA-s, disa prej tyre tashmë janë duke u kompromentuar. Për të qenë në gjendje të operojnë impiantin në mënyrë të sigurt, menaxhmenti dhe stafi duhet të lejohen të kryejnë detyrat e tyre jetike në kushte të qëndrueshme pa ndërhyrje ose presion të jashtëm të panevojshëm”, tha Grossi, raporton CNN.

    Ai shtoi se situata e përkeqësuar në lidhje me me komunikimin midis rregullatorit dhe NPP-së në këtë termocentral bërthamore është poashtu një burim shqetësimi i thellë.

    “Veçanërisht gjatë një lufte që mund të rrezikojë objektet bërthamore të vendit në çdo kohë. Komunikimet e besueshme sipas rregullatorit dhe operatorit janë një pjesë kritike e sigurisë dhe sigurisë së përgjithshme bërthamore”, tha ai.

    Ndryshe pak më parë është raportuar se termocentrali bërthamore i Zaporizhzhia-s është tani nën urdhrat e komandantit të forcave ruse, të cilët morët kontrollin e vendit javën e kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark