Situatë komike: Aleksandër Frangaj e bënë horë Baton Haxhiun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Situatë komike: Aleksandër Frangaj e bënë horë Baton Haxhiun

    Insajderi
    08 March 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e kaluar, analisti Baton Haxhiu u akuzua nga drejtori i Përgjithshëm i Tv Klan, Aleksandër Frangaj, se ka këshilluar kryedemokratin Lulzim Basha.

    Gjatë emisionit ‘Opinion’, Frangaj iu drejtua Haxhiut duke i thënë se e kishte këshilluar gabim kryedemokratin, duke i përmendur edhe një vizitë në shtëpinë e këtij të fundit.

    Fiks para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Madje Frangaj pretendoi se për takimin e Haxhiut me Bashën kishte dhe një video, të cilën premtoi se do ta publikonte shumë shpejt. Në kundërpërgjigje, Haxhiu mohoi se ishte takuar së fundmi me Bashën, por pranoi se kishte shkuar për të konsumuar një kafe me të në shtëpinë e tij. Konfirmoi edhe kohën e takimit, përpara zgjedhjeve parlamentare.

    ‘Asnjëherë s’e kam takuar Bashën.’- tha Haxhiut, ndërsa Frangaj shtoi: ‘Je i filmuar. Ke katër muaj, ta nxjerr videon nesër’.

    Debati i plotë:

    Frangaj: Pranoje që e ke këshilluar gabim!

    Haxhiu: Asnjëherë s’e kam takuar Bashën.

    Frangaj: Je i filmuar. Ke katër muaj.

    Haxhiu: Jo katër muaj, kam një vit e 4 muaj.

    Frangaj: Do të nxjerr videon nesër!

    Haxhiu: Herën e fundit, para 16 muajsh e kam takuar në shtëpinë e tij, kam pirë kafe. Nuk i takoj kurrë liderët, as nuk i thërras në telefon Sandër. Unë kam 16 muaj për dallim prej jush që i takoni përditë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark