
Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou është takuar ditën e sotme me presidentin Vassilis Kagios dhe nën presidentin George Tzomakas e Unionit të OMONIA-s (Pakica Kombëtare greke). Me anë të një postimi në faqen zyrtare, bëhet me dije se Sakellaropoulou u informua nga Kagios në lidhje me prespektivat e pakicës greke në Shqipëri. Ajo gjithashtu siguroi Tzomakas për mbështetjen e Greqisë për mërgimtarët e saj.
Deklarata e plotë:
Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou priti Presidentin dhe Zëvendës Presidentin e Unionit Demokratik të Pakicës Kombëtare Greke-OMONIA Vassilis Kagios dhe George Tzomakas, si dhe Presidentin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Evangelos Doule, të cilët informuan mbi perspektivat e pakicës kombëtare greke të Shqipërisë. Presidentja e Republikës i siguroi bashkëbiseduesit e saj për mbështetjen e plotë të shtetit grek ndaj mërgimtarëve tanë. /dosja.al/