Edhe vezëve “i fluturon çmimi”, vazhdon ‘gjakëpirja’ nga qendrat tregtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Edhe vezëve “i fluturon çmimi”, vazhdon ‘gjakëpirja’ nga qendrat tregtare

    Insajderi
    10 March 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rritja enorme e çmimeve të produkteve bazë, tashmë është kthyer në një femomen shqetësues për qytetarët e Kosovës.

    Miellit, vajit, sheqerit  dhe shumë produkteve tjera bazë, u është rritur çmimi branda natës, për të cilët ka raportuar Gazeta Insajderi gjatë të së enjetës.

    Përveç kësaj, një rritje enorme është vërejtur edhe tek vezët.

    Në një fotografi të dërguar në Gazetën Insajderi, vërehet se çmimi i vezëve  ve nga 2.50 – 3.00 euro që ka qenë, ‘ka fluturuar’ në 4.39 euro.

    Ndryshe, Rritja ekstreme e çmimit të produkteve bazë pa të cilët një familje nuk mund të mbijetojë, më së shumti kanë goditur xhepin e qytetarëve që ende jetojnë me page minimale me 170 euro./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark