Insajderi
Insajderi

Ngritja enorme e çmimeve, ministrja Haxhiu e fton Prokurorin të marrë veprime të menjëhershme kundër abuzuesve

Insajderi
10 March 2022 - 16:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngritja enorme e çmimeve, ministrja Haxhiu e fton Prokurorin të marrë veprime të menjëhershme kundër abuzuesve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

MInistrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Prokurorit të shtetit të merr masa të menjëhershme kundër abuzuesve.

Këtë thirrje Haxhiu e ka bërë në profilin e saj në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

Shkrimi i plotë:

Ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë.

Një kurdisje dhe orkestrim të të cilit po jemi dëshmitarë, është vepër penale e sansksionuar në mënyrë të dyfishtë, me burgim (1-5 vite) si dhe dënim shtesë me gjobë, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ftoj Prokurorin e Shtetit, që bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të përcaktuara, të ndërmarrë menjëherë veprime në përputhje me mandatin e tij, kundër abuzuesve që po përfitojnë paligjshëm që me veprimet e tyre po dëmtojnë qytetarët e vendit tonë.

Lexo edhe:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark