Rusia vret gazetarin e New York Times në Ukrainë, plagoset kolegu i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Rusia vret gazetarin e New York Times në Ukrainë, plagoset kolegu i tij

    Insajderi
    13 March 2022 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vritet gazetari i New York Times, Brent Renaud. Ai ishte fitues i çmimit ‘Pulitzer’ në gazetari. Mësohet se edhe një tjetër gazetar ka mbetur i plagosur pas sulmeve të ushtrisë ruse.

    Korrespondenti 51-vjeçar i New York Times u vra sot në Irpin. Një tjetër reporter u plagos. Ata po përpiqen t’i nxjerrin nga zona e luftimeve”, shkruan La Republica.

    “Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot është qëlluar për vdekje në Irpin një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore Neë York Times. Një tjetër gazetar mbeti i plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, ka shkruar drejtuesi i policisë së rajonit të Kiev në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark