Ekskluzive: Tensione në koalicionin qeveritar, Kurti i kërkon dorëheqjen Gërvalles - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Tensione në koalicionin qeveritar, Kurti i kërkon dorëheqjen Gërvalles

    Insajderi
    13 March 2022 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomatja Donika Gervalla është përballur me muaj të tërë me presionin e kryeministrit Albin Kurti për dorëheqje. Nuk ka pranuar ta bëjë këtë. Mirëpo, situata tensionuese mes tyre është duke vazhduar, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi merr vesh se Kurti i ka bërë një propozim tjetër kryediplomates dhe partisë se saj.

    Albin Kruti i ka ofruar Listës Guxo që Donika Gëevalla të mbetët vetëm në postin e zëvendëskryeministres dhe  të largohet nga posti i Ministres se Jashtme pas një procesi te riformatimit brenda Qeverisë.

    “Kjo do te nënkuptonte largimin e Gërvalles për arsye te një procesi riformartimi të Qeverisë me marrëveshje mes palëve, e jo shkarkim për shkak të përfshirjes se Gervalles në skandalet e një pas njëshme”, i ka thënë Insajderit një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti.

    Nuk ka ende një përgjigje të prerë nga ana e Gërvalles e partisë së saj për propozimin e Kurtit për dorëheqje me marrëveshje.

    Kryediplomatja Gërvalla ka qenë e përfshirë vazhdimisht në skandale. I fundit ishte skandali në konsullatën e Kosovës në Hamburg.

    Për këtë skandal, Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht.

    Në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,  ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ishte në vizitë tek Konsullata e Përgjithshme në Hamburg. Por, në vend të organizatorëve ‘kapadaia’ e vërtetë ishte vet Gërvalla, pasi kërkoi që gjithçka të shkonte sipas planit të saj.

    Kjo nuk u pëlqye nga konsulli i Përgjithshëm në ikje, Gramos Begolli i cili më pas kishte dërguar edhe një email tek kryeministri, Albin Kurti dhe tek kryekuvendari, Glauk Konjufca ku tregonte për shqetësimin e tij ndaj veprimeve të Gërvallës.

    Ministrja fillimisht nuk e kishte lajmëruar pjesëmarrjen e saj në takim dhe gjithashtu  në ftesën dhe programin e përgatitur nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, nuk figuron fare emri i ministres, e as i mikut të saj, Muhamet Idrizi, kryetari i shoqatës “Oda” në Hamburg i cili erdhi me ministren.

    Gazeta Insajderi në një intervistë ekskluzive me konsullin Gramos Begolli kishte sjellur detajet në lidhje me skandalin e ministres Gërvalla.

    Lexo në linkun më poshtë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark