Do të përjashtohet nga Këshilli i Evropës apo jo? Nesër merret vendimi për Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Do të përjashtohet nga Këshilli i Evropës apo jo? Nesër merret vendimi për Rusinë

    Insajderi
    14 March 2022 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të mbajë seancë urgjente ndërsa pika e vetme që do të diskutohet është agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Gjatë ditës së nesërme, para votimit të propozimit për aktivizimin e nenit 8, pritet që fjalim të mbajnë deputetët.

    Në mesin e tyre do të jetë edhe Aleksandar Nikolloski nga OBRM-PDUKM, i cili për “Fokus” tha se pritet të miratohet një qëndrim i përbashkët, i cili do të kërkojë aktivizimin e nenit 8 të Statutit të Këshillit të Evropës, sipas të cilit, nëse Rusia nuk tërhiqet nga anëtarësimi, do të përjashtohet.

    “Përjashtimi i Rusisë është një goditje e madhe për të dhe një mesazh i fortë për vendet e tjera anëtare se agresioni ushtarak është gjëja më e keqe që një vend mund të bëjë. Asnjë justifikim dhe arsyetim nuk mund ta justifikojë luftën”, thotë Nikolloski.

    Ai shtoi se Këshilli i Evropës është themeluar në vitin 1949 në rrënojat e Luftës së Dytë Botërore, me qëllim që të mundësohet bashkëpunimi dhe respektimi themelor i të drejtave njerëzore, gjuhësore dhe të pakicave në kontinentin evropian dhe të mos përsëritet vuajtjet e luftës.

    Fjalim në Asamblenë Parlamentare priten të kenë edhe Darko Kaevski nga LSDM dhe Arta Bilalli-Zendeli nga BDI.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark