Ky është çifti i famshëm botëror që i dhuroi 1 milion dollarë për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Ky është çifti i famshëm botëror që i dhuroi 1 milion dollarë për Ukrainën

    Insajderi
    17 March 2022 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Regjisori i njohur, Steven Spielberg dhe gruaja e tij Kate Capshaw, kanë dhuruar 1 milion dollarë për organizatat humanitare të Ukrainës.

    Përmes filantropisë së tyre, Fondacionit Hearthland, Spielberg dhe Capshaw kanë ndarë paratë edhe për disa organizata afër Ukrainës, duke përfshirë Kryqin e Kuq Polak, Veprimi Humanitar Polak, Kuzhina Qendrore Botërore, Shoqëria e Ndihmës për Imigrantët Hebrenj dhe Fondi i Veprimit Urgjent.

    Disa ditë më parë të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy çifte të tjera hollivudiane, Ashton Kutcher e Mila Kunis dhe Ryan Reynolds e Blake Lively. Të dy këto çifte kanë dhuruar nga 1 milion dollar për t’i dalë në ndihmë Ukrainës./abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark