Shqiptari që i shpëtoi sulmeve të Brukselit: Isha 50 metra afër sulmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari që i shpëtoi sulmeve të Brukselit: Isha 50 metra afër sulmit

    Insajderi
    25 March 2016 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liridon dhe Valon Avdiaj janë dy vëllezërit që punojnë në aeroportin ku ndodhën dy sulme terroriste nga një rrjet terrorist i ngritur në Bruksel, që lanë të vdekur 20 njerëz – 11 të tjerë vdiqën në njërën prej metrove të Brukselit.

    Në paraditen e së martës Liridoni ishte në punë. Ai tregon se ishte vetëm 50 metra larg njërit prej sulmeve të terroristëve.

    “Isha 50 metra afër. Shumë zor ishte në ato momente me gjet fjalët e mira me i thënë prindërve mos kini frikë, ne jemi këtu për ju. I kam marrë kolegët e mi dhe iu thashë shkojmë se ka atentat”, ka rrëfyer Liridon Avdiaj.

    Edhe pse ndjenja e përkatësisë së origjinës shqiptare është e fortë, Liridon dhe Valon Avdiaj këto ditë të vështira e ndiejnë më shumë vetën belg.

    “Jam shqiptar, kam gjak shqiptari… sot pak belgu e ka pak sepse ka ndodh në Belgjikë jetoj në Belgjikë, kam arsim në Belgjikë, nëna Belgjikë më ka dhënë krejt, nëse nuk ndjehem belg sot nuk ndjehem kurrë”, thotë Valon Avdiaj, njofton TV Klan.

    Në qendër të Brukselit, të rinj dhe shumë qytetarë janë mbledhur në shenjë solidariteti, kundër terrorizmit, për t’i dhënë mbështetje njëri – tjetrit, pasi jeta vazhdon. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark