Rusisë i bllokohet përdorimi i rezervave të arit 140 miliardë dollarësh - Insajderi
×
Aktuale

Rusisë i bllokohet përdorimi i rezervave të arit 140 miliardë dollarësh

Insajderi
20 March 2022 - 15:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë, vendet perendimore në vazhdimësi janë duke vendosur sanksione të njëpasnjëshme në mënyrë që Rusia të paguaj çmim të rëndë ekonomik, përcjellë Gazeta Insajderi.

Njëra nga kësto sanksionet e rënda është edhe vëshitrësimi i tregtimit të naftës dhe arit, hap ky që po ndërmirret nga Britania dhe SHBA-të.

Ndërkohë që qasja e Rusisë në rezervat e saj ndërkombëtare me vlerë rreth 300 miliardë dollarë tanimë është ngrirë, Përëndimi po ashtu po përpiqet të vështirësojë përdorimin e rezervave të saj të arit dhe juanit, të cilat përbëjnë një të tretën e rezervave të Rusisë.

Hapi i Parë Erdhi  Nga Anglia

 Në këtë kontekst, Shoqata e Tregut të Shufrave në Londër (LBMA) gjatë javës së kaluar pezulloi të gjitha rafineritë ruse në listën e saj të akredituar, në mënyrë që të pengojë Rusinë të shesë arin e saj në tregun e arit në Londër.

Në këtë mënyrë u ndalua hyrja e arit rus në tregun e Londrës, ku tregtohen çdo vit metale të çmuara me vlerë miliarda dollarë./Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark