Ja kush do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ja kush do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele

    Insajderi
    23 March 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, Lëvizja Vetëvendosje do të merrte 41.9% të votave. Ky ishte rezultati i matjes së opinionit publik të realizuar nga UBO Consulting.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të dilte e dyta me 21.6%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të merrte 19.4%.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të merrte 7.2%, Lista Guxo – 1.1%, Nisma Social Demokrate – 1%, Aleanca Kosova e Re – 0.5% dhe Partia Socialdemokrate – 0.3%

    Sipas këtij rezultati të hulumtimit do të ndryshonte edhe përbërja në Kuvendin e Kosovës, ku në mesin e pesë partive parlamentare, VV do t’i merrte 46 ulëse, PDK 24, LDK 22 dhe AAK 8. Komunitetet do t’i merrnin 20 ulëset e tyre të rezervuara.

    Ndryshe, 62.6% e qytetarëve kanë gatishmëri për të dalë në zgjedhje nëse ato do të mbaheshin këtë të diele.

    Metodologjia e aplikuar në këtë hulumtim, është bërë me përzgjedhjen e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimin e anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet.

    Për hulumtimin e kryer, lista votuese e KQZ-së e vitit 2021 ka shërbyer si kornizë për ndërtimin e mostrës, ndërkaq mostra n=1065 e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese, e shtresuar sipas etniciteteve: shqiptar, serb dhe minoritete jo-serbe. Minoritetet e mbi-përfaqësuara në anketim, mostra e peshuar për analizë.

    Gjinia e të anketuarve është 50.3% meshkuj dhe 49.7% femra, ndërkaq shtrirja sipas vendbanimeve urban 42.8% dhe 57.2% rural. Margjina e gabimit ±3 pikë të përqindjes në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%. Periudha e anketimit është mes 07 dhe 15 marsit 2022./T7/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark