Vetura “plot” me drogë, dy të rinjtë godasin makinën e policisë, përfundojnë të shtrirë në tokë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura “plot” me drogë, dy të rinjtë godasin makinën e policisë, përfundojnë të shtrirë në tokë

    Insajderi
    26 March 2022 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë rënë në prangat e policisë sot në Korçë, pasi iu gjetën 51.5 kg kanabis në makinë.

    Sipas burimeve mësohet se në pranga kanë rënë Defrim Bardhushi, 33 vjeç, banues në fshatin Mborje, i cili ishte në arrest shtëpie dhe Elvis Venxha 30 vjeç po ashtu banues në fshatin Mbroje.

    Ata u kapën në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku po lëviznin me një automjet tip ‘Benz’, në bagazhin e së cilës kishin futur lëndën narkotike, të ndarë në 50 pako. Automjeti drejtohej nga Venxha, i cili sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke goditur edhe mjetet e efektivëve, por u kap menjëherë.

    Këto arrestime ishin faza e pestë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar katër muaj më parë. Numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 12, ndërsa janë sekuestruar 373.5 kilogramë kanabis.

    Njoftimi i Policisë:

    Korçë

    Finalizohet faza e pestë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar katër muaj më parë.

    Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

    Vihen në pranga edhe 2 shtetas dhe sekuestrohen 51.5 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

    Shkon në 12 numri i të ndaluarve dhe në 373.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur katër muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e pestë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    • D. B., 33 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, (i cili ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).
    • E. V., 30 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

    Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të  grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, po transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes Benz” me të cilin ata po udhëtonin, në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Drejtuesi i mjetit shtetasi E. V., sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka tentuar të largohet me shpejtësi duke goditur edhe mjetet e efektivëve, por u kap menjëherë dhe u neutralizua.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 pako, me peshë totale 51.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark