Insajderi
Lajme

Vritet gjenerali rus që tha “lufta nuk do të zgjasë shumë”

Insajderi
26 March 2022 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vritet gjenerali rus që tha “lufta nuk do të zgjasë shumë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Humbjet e ushtrisë ruse në Ukrainë po rriten dita-ditës. Së fundi, u pretendua se u vra gjenerali Yakov Rezantsev, komandanti i Ushtrisë së 49-të të Armëve të Bashkuara të Rusisë, transmeton Insajderi.

Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Oleksiy Arerestovich, p ërmes n ë video koference njoftoi se gjenerali rus Yakov Rezantsev, u vra nga njësitë ushtarake ukrainase në aeroportin Chernobaevka në rajonin Kherson.

“Tani mund ta themi këtë sigurtë. Trupat ukrainase neutralizuan gjeneral-lejtnant Yakov Rezantsev, komandantin e Ushtrisë së Kombinuar të Armëve të 49-të të zonës ushtarake jugore të Rusisë,” tha Arerestovic./Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark