Arrestimi i dy kosovarëve nga Serbia, për Insajderin flet Bulliqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestimi i dy kosovarëve nga Serbia, për Insajderin flet Bulliqi

    Insajderi
    26 March 2022 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në media sot u raportuar se dy shtetas kosovarë janë arrestuar nga xhandarmëria serbe. Të arrestuar sipas mediave janë Nexhmi M. 53 vjeçar dhe Gentian M. 21 vjeçar nga Podujeva.

    Policia deri në këto momente nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin në fjalë.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, i cili tha se nuk ka informacione akoma, por, ka kontaktuar me stacionin policor dhe po pret përgjigjie.

    “Une nuk kam informacione diçka, pak më herët isha në kontakt me komandantin e stacionit policor, jam në pritje të informacioneve më saktësisht se çfarë ka ndodhur atje”, tha Bulliqi për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark